Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ky mot do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.
Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.
Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.
Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë.
Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente. /arbresh.info/
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit