Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se partia e saj nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Për Arbresh.info, deputetja tha se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Nuk kemi ndërru qëndrim. Në seancë do të jemi”, tha Kadrijaj.
Ndërkohë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të katërtën herë me radhë, në seancën e mbajtur të hënën. LVV, si partia fituese e zgjedhjeve, kërkoi më shumë kohë për të arritur një marrëveshje politike për emërimin e Haxhiut në krye të Kuvendit.
Seanca e fundit ishte vazhdim i asaj të ndërprerë më 19 prill. Në rend dite, përveç zgjedhjes së kryetares, ishte paraparë edhe votimi për pesë nënkryetarët e Kuvendit.
Megjithatë, kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë pas 48 orësh – të mërkurën në orën 10:00.
LEXO EDHE:
Çitaku thotë se PDK nuk do ta votojë nesër Haxhiun për kryeparlamentare
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente