Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se partia e saj nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Asgjë nuk ka ndryshuar”, u përgjigj shkurtimisht Çitaku për Arbresh.info, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar për këtë çështje.
Ndërkohë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të katërtën herë me radhë, në seancën e mbajtur të hënën. LVV, si partia fituese e zgjedhjeve, kërkoi më shumë kohë për të arritur një marrëveshje politike për emërimin e Haxhiut në krye të Kuvendit.
Seanca e fundit ishte vazhdim i asaj të ndërprerë më 19 prill. Në rend dite, përveç zgjedhjes së kryetares, ishte paraparë edhe votimi për pesë nënkryetarët e Kuvendit.
Megjithatë, kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë pas 48 orësh – të mërkurën në orën 10:00./Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën