Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes realizoi një vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ç’rast në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë në Romë, u nënshkrua Plani Bilateral i Bashkëpunimit për vitin 2025.
Ceremonia e nënshkrimit, e zhvilluar me protokoll zyrtar, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes u realizua nga u.d. i drejtorit të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), nënkolonel Beton Retkoceri, dhe nga përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë, kolonel Mattia Zuzzi.
Plani përcakton aktivitetet kryesore të bashkëpunimit ushtarak midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, duke vendosur bazat për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Delegacioni kosovar në këtë ceremoni përbëhej gjithashtu nga zyrtarja për bashkëpunimin bilateral dhe Desk Oficer për Italinë në MM, Edona Abazi Zylfijaj, dhe përfaqësuesi nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, major Faton Bekteshi.
Ky zhvillim përfaqëson një hap domethënës drejt forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Kosovës dhe Italisë, duke hapur rrugën për bashkëpunim më të thelluar dhe të suksesshëm në fushën mbrojtjes.
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...