Naim Murseli, dhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, kanë arritur në gjykatë nën masat e rrepta të sigurisë.
Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e vrasjes së saj.
Të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, do të dalin para gjykatës për të dhënë deklaratat e tyre.
Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, ngarkohen për veprën penale në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Murselit, Granit, Kokallës dhe Dodajt.
Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, sipas aktakuzës u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje./Arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj