Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marr pjesë në ceremoninë e vendosjes së pllakës përkujtimore në Taukbahçe, kushtuar mijëra shqiptarëve të pushkatuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se kujtesa e të rënëve është amaneti ynë i përjetshëm.
“Në Taukbahçe, aty ku mijëra shqiptarë u pushkatuan pas Luftës së Dytë Botërore, vendosëm pllakën përkujtimore. Ky vend është plagë, por edhe dinjitet – një kujtesë që na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim. Lavdi atdhetarëve që ëndërruan dhe luftuan për lirinë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...