Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se është gjobitur një super-market pasi që në raftet figuronte çmim 7.99 kurse tek arka fiskale figuronte çmim 8.49.
“Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm. Çdo parregullsi duhet të dënohet në bazë të ligjit dhe garantojmë trajtimin e barabartë për të gjithë. Pas ankesës së një qytetari dhe daljes në teren të inspektorëve, kemi konstatuar shkelje në një supermarket ku kemi shqiptuar dënimin me shumën që parasheh ligji. Konsumatorët duhet të jenë të mbrojtur nga deformimet e çmimeve dhe mungesën e korrektësisë në tregtimin e artikujve”, ka deklaruar Hyseni./arbresh.info/
Ramush dhe Anita Haradinaj vizitojnë Loredana Zefin në Feriz...
Deklarata e Konjufcës për Osmanin, reagon Meliza Haradinaj
Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Shqipëria dhe Mali i Zi nxisin avancimin e projekteve ndërku...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndry...