Në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dhuruar çelësat e banesës së re Qefsere Dakut, e cila është nënë vetushqyese.
“Jam i lumtur që në prag të 11 vjetorit te Pavarësisë, e kemi bërë me banesë të re familjen e Qefsere Dakut, në kuadër të aksionit ‘Pak nga ne, shumë për ata’. Është nënë vetushqyese, e cila po e rritë një djalë. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash më nuk e ka problemin e banimit”, ka thënë Haziri pasi i dhuroi çelësat kësaj familjeje.
Haziri ka falënderuar organizatën “Jetimat e Ballkanit” për donacionin, duke iu bashkangjitur kështu aksionit të madh të Komunës “Pak nga ne, shumë për ata”.
Pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...