Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në rastin e ndodhur në Shtërpcë, ku u plagosen dy persona, i përfshirë është edhe një pjesëtar i FSK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se me rastin po merren organet e drejtësisë, ndërsa i njëjti do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi që ka Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë.
“Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin”, është shprehur Mehaj.
Tutje, ai tha se ministria që ai drejton, por edhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve pa dallim./arbresh.info/
Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/1plagosen-nje-11-vjecar-dhe-nje-31-vjecar-u-qelluan-me-arme-zjarri-nga-nje-veture-ne-levizje/
Arrestohet një 33-vjeçar, dyshohet për plagosjen e dy personave me armë zjarri në Shtërpcë
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi