Kuvendi i Kosovës nuk ka vazhduar punimet e seancës plenare në pjesën e dytë të ditës. Kjo meqë nuk ishin 61 deputetë të pranishëm në sallë. U tha se seanca tjetër ka mundësi të thirret për ditën e premte.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se edhe pse nuk janë 61 deputetë në sallë, mund të vazhdojë debati për disa çështje, por nëse grupet parlamentare dëshirojnë ta shtyjnë për një ditë tjetër, kjo mund të bëhet brenda kësaj jave.
Veseli tha se ka mundësi që seanca e radhës të thirret për të premten , por nëse do të mbahet ose jo do të njoftohen me kohë.
Ndryshe sot pati mjaft vështirësi në votim pasi që pjesëmarrja e deputetëve ne sallë herë pas here ishte e vogël./arbresh.info/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...