Ndotja e ajrit në vend mbetet e lartë. Për të krijuar mekanizmat e uljes së kësaj ndotjeje, sot u mbajt tryezë e organizuar nga Ministria e Mjedisit.
Në këtë takim, krahas kërkesave për mbrojtje dhe rigjenerim të florës, u mor vendim që kjo ministri ta hartojë planin për përmirësimin e ajrit.
Njohës të mjedisit thonë se Kosova vazhdon të radhitet me shtetet që kanë ndotjen më të madhe të ajrit, derisa sugjerojnë marrjen e masave urgjente nga të gjitha nivelet dhe institucionet.
Korporata Energjetike e Kosovës, numëri enorm i veturave në Prishtinë dhe lëndët djegëse për ngrohje në shkolla, shtëpi, biznese, janë faktorët kryesorë të ndotjes së mjedisit e sidomos cilësisë jo të mirë të ajrit në vend.
Eksperti i mjedisit Agron Bektashi, thotë se Kosova vazhdon të radhitet me shtetet që kanë ndotjen më të madhe të cilësisë së ajrit, derisa sugjeron ndërmarrjen e masave urgjente nga të gjitha nivelet dhe institucionet.
Pikërisht për cilësinë e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet, është mbajtur një tryezë nga Ministria e Mjedisit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ka disa lajme të mira për këtë çështje.
Për masat që janë marrë në përmirësimin e ajrit kanë folur edhe ministrja e Mjedisit dhe ai i Zhvillimit Ekonomik.
Në këtë tryezë u fol për rëndësinë e gjelbërimit të hapësirave nëpër qytete, ruajtjen e zonave pyjore dhe florës në tërësi, si dhe aspektin e edukimit të qytetarëve për lëndën e parë djegëse që e përdorin, sidomos për ngrohje.
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...
Policia e Kosovës publikon statistikat: 25 aksidente me të l...
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...