Google ADS

Ndërtimi i rrugës Turuqicë- Herticë, merr pjesë Bulliqi

15:50 | 12 Prill 2024
R J

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka filluar puna në tëren për asfaltimin e rrugës lidhëse Turuqicë-Herticë.

Nga afër këto punime, i ka përcjellur kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, dhe Leutrim Krasniqi dhe Alban Zeka.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, ky projekt është në vazhdën e projekteve të përbashkëta, që po realizohet nga Komuna e Podujevës.

Për ndërtimin e kësaj rruge lidhëse, vlera totale e projektit është 734 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Filloi puna në ndërtimin e rrugës lidhëse Turuqicë-Herticë

Para pak ditësh ka filluar puna në teren për asfaltimin e rrugës lidhëse Turuqicë-Herticë, ku sot kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorët Leutrim Krasniqi dhe Alban Zeka ishin në terren për të parë nga afër dinamikën e punës që po zhvillohet.

Ky projekt është në vazhdën e projeteve të përbashkëta që po realizohet nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.

Vlera totale e projektit për ndërtimin e rrugës lidhëse Turuqicë-Herticë është 734 mijë euro, kurse gjatësia e rrugës është mbi 2.3 km dhe gjerësi 5.5 metër./Arbresh.info/

Të ngjashme