Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Gjeneralit të UÇK-së dhe tani FSK-së, Imri Ilazi.
Në një postim në Facebook, Haradinaj e përshkroi Gjeneral Ilazin si një simbol të guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e Kosovës.
Ai theksoi se Komandant ‘Ferri’ do të mbetet gjithmonë në kujtesën e popullit si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm dhe njeri i fjalës.
Postimi i plotë:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit. Erdhi nga mërgimi dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shërbyer si Zëvendëskomandant në Zonën
Operative të Nerodimes. Komandant “Ferri” do të kujtohet gjithmonë si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm dhe njeri i fjalës.
Ngushllime të sinqerta familjes, bashkluftëtarëve të afërmve dhe miqve të tij!/Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...