Në sallën “1 Teori”, në Qendrën Komunale të Numërimit, në Prishtinë, është ndërprerë numërimi i votave për deputetë në Kuvendin e Kosovës, si pasojë e problemeve me sistemin e procedimit.
Po ashtu, bëhet e ditur se ka ndodhur një incident, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë, kur vëzhguesit janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme. Në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orët e pasdites, ka filluar me procesin e numërimit të votave të subjekteve politike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë për medie, tha se në qendrat komunale të numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike./rtk
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë
Trump: Ishim një orë larg sulmit ndaj Iranit, vendet arabe e...
Haradinaj në takim me Hargreaves, temë anëtarësimi i Kosovës...
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...