Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar përsëri lidhur me ndërprerjen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka publikuar një shkresë zyrtare nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në të cilën thuhet se hapësira ku po zhvilloheshin punët ndërtimore nuk është pjesë e zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa pasdite, policia ka ndërpret punimet nën arsyetimin se zona është nën mbrojtjen e Qendrës Historike të Prishtinës.
LEXO EDHE:
“Paradite na dërgojnë shkresë zyrtare ku thuhet se NUK jemi duke punuar në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës! Pasdite vijnë me polici për të na ndërprerë punimet, me arsyetimin se JEMI duke punuar në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës! Ja sa seriozë, kompetentë dhe të pavarur janë”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se sot mes tensioneve mes policisë dhe zyrtarëve komunal janë ndaluar punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” të rinisura një ditë më parë.
Punimet në këtë zonë janë ndërprerë edhe dy herë të tjerë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur