Ndalohet për 48 orë zyrtari publik që u kap në flagrancë për marrje ryshfeti

22:31 | 14 Korrik 2025
E.G

Personi zyrtar i arrestuar nga policia për ryshfet në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila tregon se në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin (Qendra e Regjistrimit Civil), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.

I njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror në këmbim të një shërbimi zyrtar.

LEXO EDHE:

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Shpërndaje në rrjete sociale