Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet B.K. në Podujevë, i cili dyshohet se më 30 prill të këtij viti i kishte vënë zjarrin veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), z. Osmani.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.
“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, më datë 07.05.2025 është realizuar një operacion policor në një lokacion në komunën e Podujevës, ku është arrestuar një person i dyshuar. Gjatë zbatimit të urdhëresës janë ndërmarrë edhe veprime tjera procedurale në përputhje me autorizimet ligjore, përfshirë kontrollin e një lokacioni dhe sigurimin e dëshmive relevante për hetimin,” thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit për 48 orë, teksa hetimet rreth rastit po vazhdojnë./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron