Policia e Kosovës njofton gjatë ndalimit në një kontrolle rutinë është ndaluar një person me urdhërarrest aktiv i dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
Në njoftim thuhet se i dyshuari para policisë ishte prezantuar me një identitet tjetër mirëpo si rezultat i vigjilencës së zyrtarëve policor është kuptuar se letërnjoftimi me të cilin është prezantuar i dyshuari dyshohet si i falsifikuar.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policor po ashtu kanë gjetur edhe një patentë shofer të falsifikuar.
“Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori I cili ka udhezuar qe ndaj të dyshuarit te inicohet rast për vepren penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së. Policia e Kosoves intensivisht eshte duke vazhduar hetimet per grumbullimin e provave rreth dyshimeve edhe per kryerjen e vepres penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve” nga neni 277H i ligjit 08/L-188. Lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...