Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka ndaluar për 48 orë tre Inspektor të ATK-së të cilët dyshohet se kanë pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve në Gjakovë.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë A.Gj., D.N., dhe E.Q, transmeton Arbresh.info
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, të pandehurit A.Gj., D.N., dhe E.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se në cilësin e Inspektorëve të ATK-së, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të njëjtëve.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Gjakovë, dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjakovë, me dt.20.01.2025, është kryer bastisje në tri lokacion të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurve A.Gj., D.N., dhe E.Q., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A