Ndalohen për 48 orë personat që rrahën djalin e politikanit serb Nenad Rashiq

21:21 | 22 Shkurt 2021
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore, shkruan Arbresh.info.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Ndryshe, djali i ish-ministrit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq është rrahur nga disa persona në Llapnasellë, me ç’rast ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Hoxhaj reagon pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit: Policia ta hetojë rastin dhe t’i arrestojë përgjegjësit

Osmani reagon për rrahjen e djalit të Rashiqit dhe për rasti i djegies së veturës së ish’deputetit Mefail Bajqinovci

Partia e Serbëve të Kosovës fajëson Beogradin dhe Listën Serbe për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq

Shpërndaje në rrjete sociale