Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rasic.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje që policia ta hetojë këtë rast dhe të arrestohen sulmuesit.
Tutje, ai ka thënë se ky është rasti i fundit, në një seri ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe në Kosovë.
“Unë e dënoj fuqishëm sulmin kundër djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rašić. Nxis policinë të hetojë këtë rast dhe të arrestojë ata që janë përgjegjës për këtë akt. Ky është i fundit, në një seri veprimesh ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit