Osmani reagon për rrahjen e djalit të Rashiqit dhe për rasti i djegies së veturës së ish’deputetit Mefail Bajqinovci

21:01 | 22 Shkurt 2021
Arbresh.info

U.d. Presidentja Vjosa Osmani dënon sulmin ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq

U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit, shkruan Arbresh.info.

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.

U.d. Presidentja, poashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci.

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo.

Flet ish-deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci, pasi i kaplohet nga zjarri vetura

Policia jep detaje për djegien e veturës së ish-deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci

Reagon Çitaku, pas rrahjes së të birit të Rashiqit: Krimi i tij i vetëm ishte se ishte fëmija i një politikani që nuk iu bind Beogradit

Shpërndaje në rrjete sociale