Partia e Serbëve të Kosovës fajëson Beogradin dhe Listën Serbe për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq

21:08 | 22 Shkurt 2021

Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të Nenad Rashiqit nga disa persona sot në Llapnasellë.

Kjo parti, këtë sulm, e ka lidhur me Listën Serbe dhe ndikimin e saj që ka nga Beogradi, transmeton Arbresh.info.

“Çmenduria që Beogradi dhe Lista Serbe e kanë sjellë në mesin e serbëve në Kosovë, duhet të ndërpritet menjëherë dhe pa kushte. Në çfarëdo opsioni tjetër, Beogradi do të jetë humbësi i madh, kurse Lista Serbe do të duhet deshi apo nuk deshi që të merr përgjegjësi për pasojat e linçimit mediatik kundër kundërshtarëve politikë”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Deklarata e plotë:

Në Kosovë nuk ka fëmijë të shpenzueshëm as në mesin e serbëve, as shqiptarëve, as romëve, boshnjakëve apo turqve.

Për neve fëmijet janë vlera më e madhe dhe janë të shenjtë.

Shuplakat ndaj të riut Nikolla Rashiq, janë shuplaka për të gjithë fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre dhe ato shuplaka nuk janë fëmijërore, tinejxhere. Ato janë shuplaka të porositura dhe mafioze. Janë të porositura nga Beogradi dhe Lista Serbe, ndërsa të implementuara përmes të rinjve serbë të manipuluar.

Një prind ndoshta mund të jetë më “i keqi”, por sigurisht se Nenad Rashiqi nuk është, dhe nuk i jep të drejt askujt që ndaj fëmijëve të tij të ngritet dora për shkak të motiveve politike.

Çmenduria që Beogradi dhe Lista Serbe e kanë sjellë në mesin e serbëve në Kosovë, duhet të ndërpritet menjëherë dhe pa kushte. Në çfarëdo opsioni tjetër, Beogradi do të jetë humbësi i madh, kurse Lista Serbe do të duhet deshi apo nuk deshi që të merr përgjegjësi për pasojat e linçimit mediatik kundër kundërshtarëve politikë

Oliver Ivanoviq këtë linçim politik e pagoi edhe me jetën e tij, ndërsa Nikolla Rashiq me dhembët e tij. Më asnjë serbë nuk do të paguaj asgjë për Listën Serbe dhe këtu vihet pika e qartë e dallimit ndëmjet nesh dhe atyre.

Kërkojmë reagimin më të shpejt të mundshëm të policisë së organeve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti dhe të dënohet dorasit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara