Dy të rinj nga Mitrovica, Adrian Avdyli dhe Fidan Peci, dje humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali.
Nëna e 21 vjeçarit Adrian Avdyli, Merita, ka reaguar me një postim mjaft prekës që përshkruan dhimbjen e madhe të saj dhe të bashkëshortit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Biri ynë i dashur Adrian, sot na u shemb bota dhe na u nda zemra në mijëra copë. Në një çast të vetëm, në atë aksident të rëndë trafiku në Itali, ti u largove nga ne dhe more me vete gëzimin, dritën dhe frymën e shtëpisë sonë. Si është e mundur të ndahem nga djali që e rrita me duart e mia, që e mbajta në bark, që e rrita me sakrifica, me lutje e me dashuri të pafund? Zemra e nënës sot qan me zë, sepse humbi birin e saj, shpirtin e saj. Baba Bashkimi është i thyer thellë, sepse humbi krenarinë e jetës së tij, djalin që e donte më shumë se veten. Vëllau Nuari ka mbetur pa gjysmën e zemrës, pa shokun dhe mbështetjen e tij. Shtëpia jonë sot është në heshtje, çdo cep flet për ty, çdo kujtim djeg, por njëkohësisht na mban gjallë me dashurinë që na fale. Adrian, shpirti ynë, pse kaq herët, pse kaq papritur? Do të jetosh përjetë në zemrat tona, në çdo lot, në çdo lutje, në çdo frymëmarrje tonën. Zoti të mori pranë Tij, por për ne do të mbetesh gjithmonë djali ynë, gjaku ynë, krenaria jonë. Pushofsh në paqen e përjetshme, engjëlli ynë, derisa të takohemi sërish. Me dhimbje të pafund, Baba Bashkimi, Nëna Merita dhe Vëllau Nuari. Lutet Nana Allahun qe shpitint ton te dergoj ne lule txhentit siq ishe ti ne lule t’rins makpute shpirtin Adushi nanes.
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksidenti në Itali
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushëllon familjet
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...