Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale raportohet të ketë ndodhur të premten në Itali.
Sipas Mitropol, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40 në autostradën A4 në drejtim të Triestes.
Tutje raportohet se përplasja tragjike, në drejtim të Triestes, ndodhi në lartësinë e San Stino di Livenza. Autostrada A4 u mbyll menjëherë nga personeli i Autostrade Alto Adriatico pas aksidentit të rëndë.
Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit me ekipet nga Portogruaro dhe Motta di Livenza, si dhe autovinçi nga Mestre, i cili u bë i nevojshëm për ngritjen e mjetit të rëndë dhe nxjerrjen e makinës së mbetur të bllokuar dhe të shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit, për dy shtetasit kosovarë në makinë nuk kishte asgjë për t’u bërë: të dy u shpallën të vdekur nga personeli shëndetësor i Suem 118 që mbërriti në autostradë.
Familjet e viktimave janë njoftuar sot për aksidentin fatal, raporton tutje ky portal.
Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente italiane, të cilat po punojnë për të sqaruar shkakun që çoi në tragjedi.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale