Për vizitën e shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka hyrë në Kosovë pa lejen e institucioneve të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa theksoi se veprimet e Gjuriqit janë veprime shumë të ulëta, sepse, sipas tij, nuk hyhet në një shtet në mënyrë ilegale. Këto deklarata Mustafa i bëri gjatë hapjes së Qendrës Tregtare “Elkos” në Ferizaj.
“Më pengon pak, të merremi ne tani me Gjuriqin në këtë ngjarje kaq të rëndësishme. Andaj, për neve totalisht është i pa rëndësishëm, ndërsa veprimet e tij janë veprime shumë të ulëta, sepse nuk hyhet në një vend në mënyrë ilegale. Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që mos të lejoj më sjellje të tilla”, tha Mustafa.
Ndërsa, shefja e BE për Kosovë, Natalya Apostolova ditë më parë kishte kritikuar Qeverinë për neglizhencë të emërimit të ministrit të ri në Ministri të Integrimeve, për këtë kryeministri tha se do ta kenë shumë shpejt propozimin dhe do të kryhet emërimi për ministrin e ri.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...