Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa në Gjorce Petrov, ku forcat speciale të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës realizuan stërvitje të përbashkët, tha se të akuzuarit e parë për rastin “Monstra” do të ekstradohen në Maqedoni.
“Ata do të ekstradohen në Maqedoni, posa të përfundojë procedura në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Mustafa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuarit e parë për vrasjen e pesëfishtë tek Liqenin i Smillkovës në Shkup, janë arratisur në Kosovë më 2012, ndërsa janë arrestuar nga policia e Kosovës pas që tek ato u gjetën armë të konsiderueshme.
Ministri i Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për njësitë speciale njoftoi automjete të reja për ndërhyrje javën e ardhshme që duhet të zëvendësojnë ato të vjetrat, por nuk dëshiroi të tregojë ende për veçoritë e tyre teknike.
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...