Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Z. Ahmet Ismaili u takuan me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, David Amaglobeli.
Ministri Murati përgjatë takimit prezantoi disa nga indikatorët ekonomikë dhe progresin që ka arritur Kosova. Ndër të tjera, Ministri Murati përmendi edhe nivelin e ulët të borxhit publik. Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%.
“Palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe. Palët vijuan takimin duke diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e MF-së./Arbresh.info


Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...