Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, Ministri Hekuran Murati u takua me Ministrin e Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Austrisë, Johannes Rauch, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e politikave sociale.
Përgjatë takimit, Ministrat diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bilaterale për koordinimin e sigurimit social, e cila do të mundësonte eskportimin e pensioneve dhe njohjen e periudhave të sigurimi në mes të dyja shteteve. Gjithashtu, Ministri Murati e njoftoi Ministrin Rauch lidhur me masat e ndërrmarra nga Qeveria e Kosovës me qëllim të lehtësimit të përballjes me inflacionin dhe krizën energjetike nga grupet e cenueshme të shoqërisë.
Në anën e tij, Ministri Rauch shprehu gatishmërinë e tij për bashëpunim ndërshtetëror në fushën e politikave sociale dhe arritjen e një marrëveshjeje për sigurime sociale, me ç’rast u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe shqyrtimin e hapave të nevojshëm. /arbresh.info/
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...