Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit dhe korrupsionit por mbrojtjen e kastës së vjetër kriminale.
Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Facebook, Mutati ka thënë se për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë është duke luftuar me çdo mjet me ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakël nga asgjëja.
Sipas Muratit, prokuroria është duke bërë spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias, përcjell Arbresh.info
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Muratit:
Ish ministri i MTI gjatë Qeverisë Hoti, Vesel Krasniqi nga Nisma, paska qenë mbrëmë musafir në një intervistë gjatë lajmeve të mbrëmjes për të diskutuar për rezervën shtetërore.
Ky status është paksa i gjatë, por keni durim dhe lexojeni deri në fund.
Në fund të vitit 2020, Nja 10 ditë pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur Qeverinë Hoti të paligjshme, Vesel Krasniqi duke u bazuar në një udhëzim administrativ poashtu të paligjshëm, kishte marrë vendim për caktimin e një operatori ekonomik “për shenjimin e naftës”.
Vendimi ishte marrë me 30 dhjetor, një natë para natës së Vitit të Ri.
Kujtojeni që edhe vendimi për shpronësimin e famshëm të rrugës Kijevë-Zahaq nga Qeveria Haradinaj ishte marrë me 31 dhjetor 2019, që poashtu ishte qeveri në ikje dhe e dorëhequr.
Megjithatë, shkojmë me 14 janar 2021, pra dy javë më vonë, Vesel Krasniqi nënshkruan kontratë 5-vjeçare me të njëjtën kompani, për t’i dhënë kompanisë monopol në shënjimin e naftës.
Pra e njejta kastë politike që kishte krijuar monopolin e homologimit, po krijonte edhe një monopol tjetër në tregun e naftës, që do të ngarkonte qytetarët me barrë shtesë financiare, për çdo litër naftë që blejnë.
Kujtojeni se si po kjo kastë që krijonte monopole zhvatëse, kur ne e bëmë Ligjin për Çmimet Tavan për të bërë çmimin e bukës më të përballueshëm, e çuan ligjin në Gjykatë Kushtetuese.
Sidoqoftë, me të marrë mandatin Qeveria Kurti, me datë 3 maj 2021, Ministria që drejton Rozeta Hajdari kishte dorëzuar kallëzim penal për këtë rast në Prokurorinë Speciale.
A e dini se çka ka bërë Prokuroria Speciale që nga ajo ditë e deri më sot, për më shumë se dy vite?
Asgjë.
Me sa kuptova, i ngarkuar me këtë rast qenka prokurori Milot Krasniqi.
Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot.
Sepse luftimi i krimit e korrupsionit me sa shihet nuk është misioni i tyre, por mbrojtja e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet.
E për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po luftojnë me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja.
Po të kishte prokurori e gjyqësor që njëmend ka mision luftimin e krimit, Vesel Krasniqi do duhej të jepte llogari për shkeljet që ka bërë.
Por ja që Veseli ftohet për intervistë, në media e jo në prokurori. Ndërsa prokuroria bën spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias./Arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit