Ministri i Financave, Hekuran Murati priti në takim Ambasadorin e Ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Z. Jonathan Hargreaves duke i uruar mirëseardhje dhe përgëzuar atë për misionin e ri diplomatik.
Gjatë takimit, Ministri Murati prezantoi disa nga prioritetet qeverisëse dhe masat e ndërmarra nga MFPT në realizimin e këtyre objektivave. Ndër të tjera, u përmendën masat për punësimin e të rinjve, të grave dhe grupeve të cënueshme të shoqërisë, si dhe politikat për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe korrupsionit.
Nga ana e tij, Ambasadori Hargreaves përgëzoi Ministrin për punën e bërë deri më tani veçanërisht në arritjen e stabilitetit fiskal dhe menaxhimin e financave publike. Diskutimi vazhdoi me shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik, përfshirë investimet në infrastrukturë dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Të dyja palët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar duke potencuar vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...