Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka cilësuar si kundër-kushtetues dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se brenda afatit 60-ditor të paraparë me nenin 82 të Kushtetutës do të mund të votoheshin disa çështje të rëndësishme për vendin.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se gjatë kësaj periudhe Kuvendi do të mund të miratonte marrëveshje ndërkombëtare, ligje që lidhen me Planin e Rritjes me Bashkimin Evropian, rishikimin e buxhetit dhe reforma të tjera të rëndësishme.
Sipas tij, vetëm në seancën e së premtes që lamë pas ishte planifikuar të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej 121 milionë eurosh, ndërsa miratimi i ligjeve të Planit të Rritjes do të mund të çlironte një pjesë të mjeteve nga 882 milionë euro të këtij programi.
Murati ka përmendur gjithashtu se në këtë periudhë do të mund të diskutoheshin edhe ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë, si dhe mundësia për një kandidat konsensual për president.
“Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre”, ka shkruar Murati, duke ngritur pyetjen “Pse ky nxitim?”.
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit