Komuna e Prishtinës ende nuk ka vendosur zyrtarisht se kush do ta zëvendësoj Dardan Sejdiun si nënkryetar të komunës.
Lajmi në media se Drejtori aktual i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi do të zëvendësoj nënkryetarin Dardan Sejdiu as nuk është mohuar se as pohuar nga zyrtarë komunalë.
Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri i tha “Arbresh.info” se ende nuk është vendosur diçka konkrete në këtë rast dhe çfarëdo që të vendoset do të bëhet publike për media.
“Kurdo që të vendoset edhe për drejtor edhe për nënkryetari bëjmë publike si komunë dhe mirret vesh kush në cilin pozicion do të jetë. Kjo do të bëhet publike brenda afatit ligjor prej momentit kur të largohen të tjerët”, tha Tahiri.
Ndërkohë disa ditë më parë, Dardan Sejdiu ka lajmëruar për largimin e tij nga posti i nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, duke thënë që do të zëvendësohet me një tjetër person, apartiak./Arbresh.info/
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plum...
Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Bo...
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione