Në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 13 ambasadorëve të emëruar politik në disa vende të rëndësishme të botës. Por, ende zyrtarisht nga kjo ministri nuk janë caktuar ambasadorët e ri.
MPJD në një përgjigje për “Reporteri.net” ka thënë se ka përfunduar të gjitha procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj, por ata nuk kanë treguar emrat e të propozuarve.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka përfunduar të gjitha procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj. Aktualisht ndodhemi në fazën e pritjes së pëlqimeve nga shtetet pritëse. Pasi të përfundoj ky proces i rregullt, MPJD-ja do ta informoj opinionin publik për të gjitha detajet”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Gazetën Online “Reporteri.net”.
Tërë këta muaj pas shkarkimit, ende asnjëri nga ambasadorët politik nuk është zëvendësuar me tjetër, teksa , 13 ambasadorët e shkarkuar kanë pasur afat që deri më 31 gusht t’I lirojnë zyrat.
Kujtojmë që janë shkarkuar nga detyra e ambasadorit Beqë Cufaj (Gjermani), Arbër Vllahiu (Shqipëri), Nait Hasani (Shqipëri), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Hajdin Abazi (Australi), Gjergj Dedaj (Maqedoni e Veriut), Ylber Hysa (Mal i Zi) dhe Amir Ahmeti (Katar).
Washingtoni, Londra, Parisi, Brukseli, Berlini, Tirana, Shkupi, Tokio, Haga, Budapesti, Kanbera, Doha, Zagrebi, Praga, Bangoku, Lubljana e Podgorica janë kryeqendrat e vendeve ku Kosova ka mbetur pa shefa të misioneve diplomatike.
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...