Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se vlera minimale e temperaturës gjatë ditës së sotme dhe nesër do të lëvizë ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
“Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën e parë të ditës vende-vende do të krijohen kushte për mjegull të intensitetit mesatar. Vlera minimale e temperaturës gjatë vikendit do të lëvizë ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometerologjik.
IHMK thekson se shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales, por ka tendencë të ulet gjatë javës së ardhshme, lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë rreth 98% , gjatë ditës parashihet të bie rreth 74%, ndërsa do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...