Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C

20:00 | 1 Mars 2026
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vendin tonë për pesë ditët e ardhshme parashihet të jetë i mirë, me intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu.

Temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C, transmeton Arbresh.info.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -4 deri -1°C
Temperaturat maksimale: 12- 17°C
Era: Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s

E martë
Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 13-17°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s

E mërkurë
Moti i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: 0 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 14-17°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E enjte
Mot i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu
Temperaturat minimale:1 deri 4°C
Temperaturat maksimale: 12 deri 15°C
Era: nga verilindja 1-8m/s.

E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell
Temperaturat minimale: 0 deri 2°C
Tmperaturat maksimale: 15 deri 17°C
Era: nga drejtimi i jugperendimi 1-4m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme