Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vizitorët turistikë që ndodhen atje, se autoritetet përkatëse në Emirate kanë vendosur zgjatjen e qëndrimit në objektet hoteliere për ata që kanë arritur datën e check-out-it, por nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre.
Sipas njoftimit, të gjithë mysafirëve në këtë situatë do t’u zgjatet qëndrimi në hotelin ku janë të akomoduar deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi.
Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data kur është bërë e pamundur udhëtimi, deri në datën kur bëhet e mundur largimi.
Ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të vendosur dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka theksuar se mbetet në dispozicion për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme.

Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...