Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e përmbylli vizitën në Uashington DC me takime në Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Shtetit, ku u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për ta thelluar atë, veçanërisht në fushën e gazifikimit të thëngjillit dhe sektorin minerar.
Në takimin me Ndihmëssekretarin në detyrë për Zyrën e Çështjeve Ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë, Tommy Joyce u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndër-qeveritar dhe me kompani amerikane, duke pasur parasysh objektivat e përbashkëta dhe projektet aktuale në Kosovë.
Në takim u diskutua edhe për teknologjinë e gazifikimit të thëngjillit, ku Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara dhe kompanitë amerikane kanë përvojë dhe rezultate të dëshmuara.
“Ministrja Rizvanolli shprehu përkrahjen për punën që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bën për të ndihmuar pavarësimin e Evropës nga gazi rus dhe theksoi se megjithëse Kosova nuk ka infrastrukturë të gazit, edhe Kosova ndikohet nga zhvillimet në rajon e Evropë përmes ndikimit në çmime të importit, prandaj siguria energjetike e secilit shtet evropian do të thotë më shumë siguri edhe për Kosovën. Në takimin me Zëvendës ndihmëssekretarin në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, z. Daniel Lawton u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve që bazohet në parime e vlera të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në sektorë me rëndësi strategjike, si energjia dhe minierat”, thuhet në njoftim.
Ministria Rizvanolli shprehi falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin e dertanishëm, duke përfshirë vendimin e administratës së Presidentit Trump për ta vazhduar Programin Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjëçarit (MCC) për Kosovën.
Ministrja theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë përqendrim të veçantë gjatë këtij mandati edhe në sektorin minerar, ku me këtë rast kërkoi përkrahje dhe thellim të bashkëpunimit edhe në këtë fushë, paralelisht me bashkëpunimin e shkëlqyer në sektorin e energjisë./Arbresh.info

Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...