Në ditën e fundit të merkatos për basketbollistët e huaj, KB Rahoveci 029 ka bërë një ‘goditje’ të fort duke synuar mbetjen në elitën e basketbollit kosovar.
‘Vreshtarët’ kanë transferuar në radhët e veta basketbollistin Richard Granberry, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Richard Granberry i bashkohet skuadrës sonë për pjesën e mbetur të sezonit.”
“Rich vjen me eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe së fundmi ishte pjesë e Ciclista Olímpico”, shkruhet në njoftim.
Ai luan në pozitën e alo-qendrës dhe është i gjatë 203 cm.
Rahoveci pas 21 xhirove të luajtura ka arritur shtatë fitore e 14 humbje dhe ndodhet në pozitën e fundit, me një fitore larg pozitës së play-out./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...