Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran dhe se ka tërhequr ambasadorin dhe të gjithë stafin diplomatik nga Irani, si përgjigje ndaj sulmeve iraniane në territorin e saj.
Kjo ministri i cilësoi veprimet “agresive” të Republikës Islamike kundër objektivave civile – përfshirë zonat e banimit, aeroportet, portet dhe objektet e shërbimeve – si një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm i tensioneve”.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se sulmet iraniane po e shtyjnë rajonin drejt “rrugëve shumë të rrezikshme”.
Në përgjigje të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Garda Revolucionare e këtij vendi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera të Gjirit Persik me raketa dhe dronë./rel
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...