Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi priti sot në takim një grup artistësh të pavarur.
Në takim ministrja i njoftoi që MKRS nga fondi prej 5 milionë, i shpërndarë për rimëkëmbje ekonomike nga Qeveria e Kosovës, në fazën e parë i ka vënë në dispozicion fondet përmes tri masave që kanë pasur për qëllim; fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës përmes mundësimit të angazhimit me punë praktike në kompani private, OJQ dhe institucione publike; mbështetjen e drejtpërdrejtë të klubeve të sportit në Kosovë të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi; dhe subvencionimin e projekteve nga fusha të ndryshme të sektorit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Ministrja theksoi: “Si MKRS kemi propozuar që fondi i mbetur prej 2.5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të dikastereve që mbulon MKRS t’i dedikohet mbështetjes së artistëve dhe krijuesve të pavarur.
Rrjedhimisht takimi i sotëm shërbeu për të diskutuar këtë propozim në mënyrë që të identifikohen mënyrat se si mund të përkrahen krijuesit e pavarur. U diskutua për vendosjen e kritereve dhe mënyrën e zbatimit, gjithmonë konform nevojave dhe kërkesave që ata mund të kenë.
Ministrja shtoi që për MKRS-në dhe për të si ministre është kruciale që në këtë fazë të ketë bashkëpunim të ngushtë me gjithsecilin dhe që secili propozim do të trajtohet me kujdesin e duhur institucional./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...