Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Replikës së Kosovës.
Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka thënë se ky projektligj është përmbledhje e tri ligjeve që e kanë rregulluar deri më tani shërbimin e jashtëm.
“Përmes miratimit të këtij ligji jetësohet reforma dhe riorganizimi i Ministrisë që është pikë thelbësore e Qeverisë. Ky projektligj rregullon aspektet e jashtme të Ministrisë duke u bazuar në praktikat më ta mira ta realizuara të shërbimit të jashtëm. Në këtë projektligj janë rregullat dhe parimet thelbësore të shërbimeve të jashtme. Ndryshimet e përmbajtura rrisin efikasitetin, ministrisë dhe bashkëpunimin me institucionet në zbatimin e politikave të jashtëm. Ky ligj mundëson krijimin e një shërbimi të jashtëm efikas si në zbatimin e karrierës”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij protokolli i shtetit të kaloj nën zyrën e kryeministrit ndërsa protokolli që rregullon shërbimin diplomatik të jetë nën MPJ./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/291834238201757/
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...