Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kaluan disa marrëveshje ndërkombëtare me mbi 80 vota deputetësh.
Ndërkohë, kuorum nuk pati edhe për marrëveshjen ndërkombëtare për zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës, mes Ministrisë së Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, meqë për këtë marrëveshje ndërkombëtare ishin vetëm 71 vota deputetësh, nga 80 të domosdoshme për ta kaluar atë.
Po ashtu, në seancë është formuar edhe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës. Për këtë komision që përbëhet nga të gjitha Grupet Parlamentare votuan 76 deputetë, asnjë nuk ishte kundër, ndërsa një abstenoi.
U votua gjithashtu edhe Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të KPM-së nga radhët e komunitetit shqiptar. Për formimin e tij votuan 77-të deputetë.
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...