Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të premten ka nënshkruar vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të konkurrencës në tregun vendor.
Vendimi është marrë më 03.04.2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi sot, më 04 prill 2026.
Sipas të dhënave të vendimit, nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër dhe mund të shitet në tregun vendor jo më shumë se 1.91 euro për litër, duke përfshirë akcizën dhe TVSH-në. Benzina, ndërkohë, ka hyrë në doganë me çmim prej 1.30 euro për litër dhe mund të shitet jo më shumë se 1.44 euro për litër.
“Me këtë vendim marzha e përcaktuar tregtare maksimale të lejuar mbetet si në vijim: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër. Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër. Ky vendim parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe koordinim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo gjithashtu ka bërë thirrje tek të gjithë operatorët ekonomikë që ta respektojnë vendimin.
“Çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndëshkime retroaktive nga Inspektorati i Tregut dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, ka shtuar ajo.
Për krahasim, me 3 prill, çmimi maksimal i naftës ka qenë 1.83 euro për litër.
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...