Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.
Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtetit gjerman, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.
Pasi ka pranuar urimet për detyrën e re, Ministri Vitia ka shprehur përkushtimin për një bashkëpunim cilësor me shtetin gjerman, Qeverinë dhe popullin e të cilit shtet, e ka falënderuar për ndihmën e dhënë Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në kuadër të fushës së shëndetësisë.
Nga ana e tij, Ambasadori Heldt ka rikonfirmuar se Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë, do ta ndihmojë sistemin shëndetësor në Kosovë në ngritjen e kapaciteteve në shumë fusha të rëndësishme brenda këtij sistemi./arbresh.info/

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit