Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, është pritur nga ministri Hulusi Akar, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin reciprok dhe përkrahjen e Turqisë për Kosovën.
Gjatë takimit ministrat Mehaj dhe Akar kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes të dy ministrive si dhe kanë theksuar nevojën për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të të dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, dy ministrat kanë biseduar për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Ministri Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ndërsa, ministri turk i mbrojtjes, Akar e ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
Ministri Akar e siguroi ministrin Mehaj se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO, në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar para gjashtë ditësh, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë. /arbresh.info/
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...