Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi si dhe trajnerin Driton Kuka, njëherësh Përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në xhudo.
Sipas njoftimit për media, Ministri Gashi i ka uruar xhudistet dhe trajnerin Kuka për prezantimin e suksesshëm të xhudos së Kosovës në Grand Slam-in i cili u mbajt në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 27 deri 29 tetor.
Ministri u shpreh se xhudistet bashkë me trajnerin Kuka me punën dhe suksesin e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare por sipas tij edhe po e promovojnë dhe forcojnë edhe imazhin e Kosovës në arenën dërkombëtare.
“MKRS-ja do ta mbështesë edhe më tutje dhe më fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë tashmë pas cilësisë dhe talenteve që kemi në këtë sport duke e krijuar një traditë të rëndësishme”, thuhet në komunikatë.
Xhudistet e trajneri Kuka e falënderuan ministrin për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar që ta përkrahë sportin e xhudos në të ardhmen./Arbresh.info
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...