Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj po merrë pjesë në Samitin e 9-të të Bosforit që po mbahet në Stamboll. Në fjalën e tij në panalin “Liderët e rinj”, ministri Beqaj në emër të Republikës së Kosovës ka theksuar se si shteti më i ri në Evropë dhe me popullatën më të re në moshë, Kosova e ka shumë të rëndsësishme përfshirjen e rinisë në vendimmarrje dhe rolin aktiv të saj në shoqëri.
“Shpesh kemi dëgjuar që të rinjtë janë e ardhmja. Ata janë liderët e të sotmes dhe së ardhmes”, tha ministri Beqaj në Samitin e 9-të të Bosforit në Stamboll të Turqisë.

Ai po ashtu ka folur edhe për perspektivën ekonomike të Kosovës dhe për mundësitë e saj për zhvillim, duke pasur parasysh popullatën e re dhe të shkathtë, karshi trendeve glogale të teknologjisë dhe ekonomisë dixhitale.
Samiti i 9-të i Bosforit po mbahet nën patronatin e Presidencës së Republikës së Turqisë dhe organizohet nga “Platforma e Bshkëpunimit Ndërkombëtar – ICP”, me temën “Paqe dhe zhvillim i qendrueshëm për të gjithë”. Pjesëmarrës janë politikbërës dhe ndërmarrës nga të gjitha kontinentet./arbresh.info/

Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...