Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsilović, e ka pranuar ditë më parë se po trajnojnë ushtrinë rezervë nga qytetarë të Kosovës, që janë edhe shtetas të Serbisë.
Kjo për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, është e papranueshme që një ushtri e huaj që nuk e njeh Republikën e Kosovës të ushtrojë aftësitë ushtarake të qytetarëve të saj pra kosovarë, dhe t’i vë nën urdhrat e ushtrisë serbe.
Beqa, ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme nga faktori ndërkombëtar kundrejt Serbisë, për këtë nismë të militarizimit të qytetarëve kosovar me përkatësi serbe./Arbresh.info/
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...