Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja.
Ish-ministrja ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj, mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re.
Arsyeja e largimit të saj nga kjo parti lidhet me dorëheqjen e saj nga posti i ministres.
Kështu të paktën e ka konfirmuar për lajmi.net sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
“Dorëheqjen e ka dhënë mbrëmë edhe përmes telefonit edhe për e-mailit na ka njoftu për dorëheqjen e saj dhe e ka njoftuar edhe presidentin. Arsyeja e dorëheqjes së saj nga AKR-ja ka qenë pas asaj që ndodhi që ajo dha dorëheqje prej postit të ministres. Pas kësaj që ka ndodhur, ajo në letrën e saj ka shkruar se, është krijuar një situatë jo e mirë për mua dhe në letrën e saj Albena po ashtu ka shkruar se nuk po e shoh më veten mirë në AKR”, ka deklaruar Makolli për lajmi.net.
Kujtojmë se nga pozita e ministres Reshitaj ishte dorëhequr rreth dy muaj më parë dhe tash është këshilltare politike në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran